21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët vendosin bllokadë në Beograd

Kryesoret

Protestat në Serbi vazhdojnë ende dhe duket se protestuesit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga qëndrimi i tyre.

Gjithçka lidhet me dyshimet për manipulime zgjedhore dhe së fundmi qindra studentë protestues dolën në kryeqytetin serb, Beograd ku dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve.

Demonstruesit kanë ngritur çadrat në udhëkryqin qe të çon në bllokun qeveritar dhe kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë 24 orë, raportojnë mediat e huaja.

Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka fituar qartë sipas të dhënave zyrtare zgjedhjet më 17 dhjetor. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë raportuar për një sërë parregullsish në votime.

Sipas aleancës më të madhe opozitare, “Serbia kundër dhunës” ndër të tjera janë sjellë me autobusë dhjetëra mijëra banorë nga Republika Srpska për të votuar ilegalisht në Beograd.

Të shtunën përsëriten votimet në 30 qendra zgjedhore. Në protestat e së premtes në mbrëmje në udhëkryqin e Beogradit kanë marrë pjesë krahas studentëve edhe qindra qytetarë të tjera që ishin mbledhur më parë para Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas DPA.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit