Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Peristeri të Greqisë, ku një 35-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij.
Para hetuesve 35-vjeçari tregoi se i ati ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa momentin e krimit tha se 62-vjeçari kishte qenë i dehur dhe ka tentuar sërish të sulmojë gruan e tij.
Në tentativë për të mbrojtur nënën e tij, ai ka kapur thikën dhe e ka goditur për vdekje të atin, ndërsa pak më pas ka lajmëruar vetë policinë dhe ka njoftuar për krimin.
“Kam vrarë babain!” I ati i dehur dhunonte të ëmën, 35-vjeçari e godet me thikë
Në të kaluarën nëna e autorit kishte bërë denoncime për disa raste të dhunës.
Autori është transferuar në spitalin e gatishmërisë për ndihmën e parë, pasi edhe ai ka pësuar lëndime të lehta dhe i janë vendosur qepje në dorë dhe rreth orës 05:20 është dërguar në YADA.
Familja ishte me origjinë nga Uzbekistani, por ata kishin marrë nënshtetësinë greke.