Vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë ishte padyshim një nga ngjarjet më të rënda që tronditi jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë. Eksperti Ervin Karamuço në një intervistë për “5Pyetjet.al” u shpreh se kjo ngjarje mbart shumë dritëhije. Ai tha se mekanizimi u zbardh por ende jo motivi.
“Në fakt vrasja e Liridona Ademajt u kthye në kryefjalë. Ishte një ngjarje shumë e rëndë, një burrë që organizon vrasjen e gruas në sytë e fëmijëve.
E dyta për shkak të statusit që gëzonin për shkak të përfshirjes së tyre në një mënyrë apo tjetër në politikën e Kosovës dhe për shkak të lidhjes së bashkëshorti kishte jo vetëm me politikanë të Kosovës por edhe përfaqësues ndërkombëtare.
Ku ndodhet Ervis Martinaj? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Mesazhet që mund të hedhin dritë…
Është një ngjarje që ka shumë dritëhije. Di që po hetohet në të gjitha pistat. Është zbardhur mekanizimi, tani mbetet vetëm motivi, pse ky person organizoi vrasjen e bashkëshortes” tha ai për “5Pyetjet.al”.
2023-shi hapi “kutinë”! Eksperti te “5Pyetjet.al”: 45 vrasje, zhdukje dhe pengmarrje