-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindita Nikolla uron 2024-tën: Po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira

Kryesoret

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka dhënë urimin e saj për vitin e ri 2024.

Nikolla u shpreh se pas një rrugëtimi të gjatë në vitin 2023, po hyjmë në një vit plot sfida.

Gjithashtu një vend në urimin e saj morën dhe qytetarët e Kosovës të cilët nga 1 janari do të mund të lëvizin pa viza.

Ndërsa mblidhemi bashkë e përgatitemi për të festuar, ju uroj të gjithë shqiptarëve një Vit të Ri 2024 me shëndet e gëzime!

Pas treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditësh rrugëtimi, gjatë të cilave secili prej nesh u përpoq të bëjë më të mirën, po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira.

Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane.

Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike.

Me dashurinë që na ka mbajtur dhe do të na mbajë të bashkuar, për familjet tona dhe për Shqipërinë tonë të dashur, e cila pret kontributin e përkushtimin e të gjithëve ne, Gëzuar të gjithëve”, u shpreh Nikolla.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit