-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrel: Liberalizimi i vizave sjell përfitime si për Kosovën dhe për BE-në

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e cilësuar si një vendim historik për Kosovësn dhe BE-në liberalizimin e vizave.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘X’, Borrel shkruan se tashmë të gjitha vendet e Ballkanit janë të lidhura me zonën Schengen.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave,” shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se për vite të tëra qytetarët u privuan nga e drejta për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.

Gjatë ceremonisë në Aeroportin e Prishtinës, Kurti u kërkoi qytetarëve që udhëtojnë pa viza që të respektojnë kërkesat dhe kriteret, “sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin tonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit