Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, ku ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar me inicialet A. M.
Policia bën me dije se një 22-vjeçar ne inicialet T. Z., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.









