Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ngjarjen historike të liberalizimit të vizave.
Ashtu si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe Osmani tha se deri më tani popullit të Kosovës i ishte ndaluar padrejtësisht liria e lëvizjes.
Presidentja nënvizoi se kjomfazë e historisë së shtetit të Kosovës pasqyron këmbnguljen e e vendit për të qenë sa më parë Europës.
“Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, tha ajo









