Në lidhje me plagosjen me armë ditën e sotme në afërsi të xhamisë “Xhura”, Tiranë, shërbimet e Policisë pas hetimeve të para bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, 26-vjeç.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Policia njoftimi zyrtar: Identifikohet 51-vjeçari i plagosur, autori në kërkim