-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen detajet, ja si u plagos me plumb qorr gruaja italiane, një tjetër i plagosur nga të shtënat

Kryesoret

Janë mësuar detajet rreth plagosjes me armë të shetatases italiane e ndodhur gjatë mesnatës pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Bëhet me dije se 51-vjeçarja italiane ka qenë duke ecur në bulevard, në korsinë e biçikletave, kur është goditur nga sipër nga një plumb qorr duke e lënë të plagosur në vesh dhe në gjoks.

Ndërkohë, një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në zonën e Piramidës, ku një person 30-vjeçar është plagosur nga një plumb qorr, i cili e ka plagosur leht në kokë.

Plumbi qorr plagos turisten italiane në Tiranë

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit