-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Makina kishte bombula gazi”, përplasen automjetet, 2 të vdekur, 5 të plagosur

Kryesoret

Një aksident i cili po hetohet si akt terrorist, ka ndodhur në Rochester, New York, gjatë një koncerti të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Një automjet tip “SUV Ford” dhe një automjet tip “Mitsubishi” janë përplasur duke dëmtuar edhe disa këmbësorë aty pranë.

Mediat e huaja raportojnë se nga aksidenti kanë humbur jetën 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Mitsubishi”, si dhe është dërguar në spital, në gjendje kritike për jetën, shoferi i po këtij automjeti.

Ndërsa shoferi i automjetit “Ford” ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, 3 këmbësorë janë plagosur nga përplasja e dy makinave, të cilët aktualisht janë në spital dhe njëri prej tyre është në plagosur rëndë.

Pas shuarjes së flakëve që përfshinë makinën “Mitsubishi”, policia gjeti në brendësi të saj disa bombula gazi që ishin të mbushura.

Shoferi i këtij automjeti kishte lënë më parë në një hotel një shënim ku shprehej se donte të kryente vetëvrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit