Shtëpia e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova është plaçkitur natën e Vitit të Ri. Këto janë raportimet që vijnë nga media franceze, BFM TV.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit. Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin zbuluar se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia filloi kontrollin për të konstatuar dëmet fillestare dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë se hajdutët kanë vjedhur veshje luksoze dhe sende të tjera me vlerë./ Panorama Sport