Avokatët e Sali Berishës kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë dhe lirimin e ish-kryeministrit nga masa arrest në shtëpi.
Gjyqtarja Irena Gjoka në datë 30 Nëntor vendosi që të pranonte kërkesën e SPAK-ut për të kyçur brenda në shtëpi Berishën me argumentin se refuzoi që të respektonte masën e parë të detyrimit të paraqitjes për dosjen “Partizani”.
Tashmë pritet që të caktohet gjyqtari që do të marrë në dorë kërkesën e Sali Berishës dhe të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Gjokës apo do ta lirojë nga kjo masë.