Katër ditë më parë, në 30 Dhjetor të vitit të kaluar një shqiptar u vra në Gjermani. Ai është Lorenco Dedaj nga Proseku i Mirditës. 21-vjeçari u qëllua me thikë në rrethana ende të paqarta dhe ndërroi jetë.
Familja e të riut kërkon ndihmë për të sjellë trupin në atdhe pasi nuk ka mundësi ekonomike. Dedaj sapo kishte përfunduar shkollën e mesme profesionale për mekanikë dhe emigroi për një jetë më të mirë, por u vra.