-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Vendosi eksploziv në banesën dhe në dyqanin e 54-vjeçarit, bie në pranga burrelsi

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar, banues në Burrel i cili kishte vendosur lëndë eksplozive në afërsi të banesës dhe dyqanit të një 54-vjeçari. Etmond Lalaj ka qenë dhe më parë i dënuar për disa vepra penale.

Atij iu sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 42-vjeçari, për shkak të një konflikti të mëparshëm me qytetarin me iniciale A.C., ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të A.C., ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit