Vajzat e 52-vjeçares italiane, Agata Carbonara, që u plagos nga një plumb qorr më 1 janari në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, kërkojnë ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.
Vajzat e 52-vjeçares shprehen se policia shqiptare nuk i dha ndihmë nënës së tyre dhe se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali.
“Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur.
Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon transferimin për në Itali.
Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë e shpërfillën. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në gjoks”, shkruajnë ato.