-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Aty ka flori”! Nisin gërmimet në Babje të Librazhdit

Kryesoret

Shoqëria “Building Construction”, që është mbajtëse e lejes minerare për kërkim – zbulimin e mineralit të arit, në Babje të Librazhdit ka avanacuar me procedurat për palijsen me lejet e nevojshme për nisjen e gërmimeve.

Kjo kompani ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për t’u pajisur me lejen mjedisore, që është parakusht për kryerjen e punimeve gjeologo – zbuluese.

Sikurse specifikohet në dokumentet e depozituar në AKM, qëllimi i projektit është të tregojë skemën e kërkim – zbulimit të mineralit të arit, në Babje të Librazhdit, vlerësimin e rezervave të këtij minerali, si dhe hartimin e një raporti përfundimtar mbi mundësitë teknike të shfrytëzimit të kësaj miniere.

Zona e projektit ndodhet në një vend të pabanuar, teksa Babja është fshati më i afërt. Fshati më i largët është Spathari, që ndodhet rreth 1.5 km në veri – verilindje të objektit. Leja minerare për kërkim – zbulimin e këtij minerali të çmuar u dha në nëntor të vitit 2022, pas një procedure konkurruese të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në njoftimin për shpalljen e fituesit specifikohej se vlera totale e investimit do të arrijë në 40.12 mln lekë. Kjo është leja e parë që është dhënë për zbulimin e këtij minerali, pas shumë vitesh. (Scan)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit