-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja në Durrës vrau veten, vjen reagimi i parë i policisë

Kryesoret

Në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës me fotoksinë pasi u bullizua në rrjetet sociale, ka reaguar dhe policia e Durrësit.

Deri më tani është bërë me dije se 41-vjeçarja kishte raportuar më herët rastin në polici por nuk ishte marrë asnjë lloje mase.

Për këtë ka ardhur dhe sqarimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

“Për nder rroj…”! Fjalët e fundit të nënës së 4 fëmijëve para se t’i jepte fund jetës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit