-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti nesër/ Bëni gati çadrat! Fundjava nis me reshje shiu

Kryesoret

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike.
Thënë kjo pasi për ditën e Shtunë vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.
Vlen për tu theksuar elementi i erës e cila për nesër pritet tepër intensive me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë. Duke filluar nga dita e Diel intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit