-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane për fundjavën? Viti i Ri vjen me dëborë, qytetet ku do të bjerë

Kryesoret

Pas ditëve me mot të qëndrueshëm po vjen fundjava. Dita e shtunë dhe e diel do të jenë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, duke krijuar mundësi për reshje shiu dhe dëbore. Meteorologu Hakil Osmani thekson se reshjet e shiut do të nisin pasditen e së shtunës në zonat jugore dhe më pas në orët e vona do të përfshijnë gjithë vendin.

E shtuna, në pjesën e parë të ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje shiu. Herë pas here në formën e rrebesheve.

Si fillim do të jenë prezente gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonat jugore dhe më pas në orët e vona të natës, parashikohet që të përfshihet i gjithë territori shqiptar. Maksimumet gjatë të shtunës do të kenë një rritje të ndjeshme, duke bërë që të regjistrohet vlera edhe 19 gradë në mesditë dhe 3 gradë në orët e para të mëngjesit në zonat lindore.

Parametri i erës gjatë të shtunës do të jetë mjaft problematik, me një shpejtësi 75 km/orë, duke bërë që të kemi problematikë sa i përket trafikut detar. E diela mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu e dëbore në zonat malore pasi do të kemi një rënie të temperaturave, duke bërë që vlerat në qytetet e zonave malore të zbresin në 1 gradë ndërsa në maksimumet në orët e mesditës, në zonat perëndimore pritet të jenë në 15 gradë“, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit