-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshon statuti i Akademisë së Shkencave, ja çfarë parashikohet

Kryesoret

Pas mbylljes së Akademisë Albanologjike dhe kalimit të instituteve në Akademinë e Shkencave, do të ndryshohet edhe emri i kësaj të fundit.
Shkrirja zyrtare u bë u bë në 1 janar të 2024, ndërsa në datën 4 janar është bërë propozim statuti që po diskutohet në asamblenë e Akademisë.

Institutet vijnë nga ASA në ASh me kërkuesit shkencorë dhe drejtuesit, por sipas statutit të propozuar, “Zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore- shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024. Këshillat shkencorë të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja dhe drejtorët caktohen nga Kryesia e AShSh-së. Anëtarët e zgjedhur të këshillave shkencorë të deritanishëm vazhdojnë të jenë anëtarë të këshillave shkencorë përkatës”.

Kjo pikë interpretohet si zgjerim i kompetencave të kryesisë e kryetarit të Akademisë.

“Drejtuesi i institutit / qendrës duhet të ketë të paktën kategorinë Mjeshtër kërkimesh. Ai zgjidhet / emërohet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ose riemërimi vetëm një herë. Drejtuesi i institutit është përfaqësuesi ligjor i tij dhe drejton këshillin shkencor” thuhet në statutin e ri.

Po aq, shtohet se “Zgjedhja e drejtorëve të instituteve bëhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga trupa zgjedhore e përbërë nga punonjësit kërkimorë-shkencorë e anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës. 5 Procedura me të hollësishme përcaktohen me nënakt të veçantë.

Kandidati i zgjedhur emërohet nga Kryesia e ASHSH. Për qendrat, si rregull, drejtuesi zgjidhet nga Kryesia e ASHSH, me propozim të bordit shkencor të qendrës. Për rastin kur qendrat që kanë këshill shkencor të përbashkët me një institut/qendër tjetër, zgjedhja bëhet si për drejtuesit e instituteve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit