Një tjetër aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia informon se në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, i riu 23-vjeçar ka goditur për vdekje me makinë shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.