-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet videoja kërcënuese në celularin e Xhemal Lokës, nëna e 4 fëmijëve dhunohej nga i shoqi

Kryesoret

Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, është gjetur dhe një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij në celularin e Xhemal Lokës të sekuestruar nga policia.

Kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video.

Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë. I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin TikTok.

Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeçare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10-vjeç.

Kush e çoi nënën drejt vdekjes? Psikologia te “5Pyetjet.al”: Familja, shoqëria e Tik Toku

Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit