Rreth një orë pas vrasjes së Gëzim Sinomatit 22-vjeç, në Vlorë është gjetur një makinë e djegur. Dyshimet e para janë se makina është e autorëve që kryen vrasjen.
Makina në flakë u gjet pranë Stacionit të Trenit, në dalje të qytetit. Autorët dyshohet se kanë qenë më shumë se dy.
Skuadra e vrasjes dyshohet se e ekzekutoi të riun me snajper në ballkonin e shtëpisë. Sinomati kishte ardhur për festat e fundvitit nga Belgjika.
Po pinte cigare? Informacioni i fundit, si u vra djali në ballkon me snajper?