-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Surprizon Rafael Nadal, tërhiqet papritur nga “Australian Open”

Kryesoret

Rafael Nadal është tërhequr në mënyrë surprizë nga “Australian Open”, kjo për të kërkuar trajtim për një dëmtim të kofshës së majtë. 22 herë kampioni i Grand Slam-eve fillimisht dëmtoi të njëjtin kofshë gjatë turneut të vitit 2023 në Melburn dhe mbeti jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit pas operacionit, për afro një vit.

Ai u kthye të luante tenis për herë të parë pas një viti këtë javë në Brisbane International (Australi) dhe tha pas humbjes në raundin çerekfinal nga Jordan Thompson se ndjente dhimbje në të njëjtën këmbë nga dëmtimi.

Nadal njoftoi këtë të dielë në kanalet e komunikimit se mjekët në Melburn urdhëruan një kontroll dhe zbuluan se ai kishte një “mikro çarje në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë”.

37-vjeçari tha se “nuk është gati të konkurrojë në nivelin maksimal” të kërkuar në një turne të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit