-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep detaje për vrasjen në Vlorë, 15 persona të shoqëruar, autorët…

Kryesoret

Të tjera detaje janë raportuar nga Policia e Vlorës në lidhje me ekzekutimin e të riut Gëzim Sinomati me snajper mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Mësohet se numri i personave të shoqëruar nga unformat blu ka arritur në 15-të, mes tyre dhe familjarët e viktimës të cilët mund të kenë parë ose të identifikojnë autorin.

Në një njoftim zyrtar policia njofton se nga sulmi i vrarë mbeti Gëzim Sinomati.

Ndërkohë, autorët e krimit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

NJOFTIMI I POLICISË

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

BMW-ja u bë “shkrumb”, qyteti ra në errësirë, detajet nga ekzekutimi mafioz në Vlorë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit