Mesditën e sotme në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë me thikë, njëri prej tyre.
Sot ishte dita e parë rikthimit në shkollë pas pushimeve për festat e fundvitit. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.