Familja Sinomati ka humbur mbrëmjen e djeshme 23-vjeçarin Gëzim Sinomati që u ekzekutua në ballkonin e banesës me një plumb në kokë që dyshohet se doli nga snajperi, teksa ishte duke pirë një cigare.
Ai ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri, por që u kthye në tragjedi. Dy janë pistat kryesore ku po hetohet ngjarja.
Së pari ka të bëjë me larjen e hesapeve. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.
Eksperti Fatjon Softa në një bisedë me “Skype” me “5Pyetjet.al” u shpreh se nuk përjashtohet që vrasësi të ketë qenë ish-ushtarak apo ish-polic.
“Nuk e di nëse kemi të bëjmë me persona të përfshirë në konflikt apo vrasës me pagesë, që në vend të kallashit po përdorin snajpera.
Snajperat kërkojnë veç njohjes së armës, nuk përjashtohet përdorimi ish-ushtarakëve apo punonjësve të policisë që janë përdorur më parë në grabitjen në Rinas, vrasje, etj” tha ai.
Po fikja e dritave në momentin e vrasjeve a mund të ketë qenë rastësi? “Asnjë gjë nuk është e rastit, kjo duhet të shtohet tek hetimi. Koha e ndërprerjes së dritave dhe arsyeja.
Nëse kjo gjë është e rakorduar me vrasjen tregon se ka një bashkëpunim, ku është kabina, kush e uli automatin, a kanë kamera që mund të identifikojë. Grupi hetimor duhet ta plotësojë këtë dosje” tha ai.
“Pastaj mund të jenë atentat e komunikimit, dhe cdo numër i përdorur duhet të merret në konsideratë për të zbardhur të gjitha bisedat nëse ka pasur komunikime me celular” tha ai për “5Pyetjet.al”.