Moti i keq ka sjellë problem në qarkullimin e makinave. Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës ka bllokuar 2 automjete të tipit “Jeep” të cilët kanë tentuar të kalonin në atë zonë për të ikur në Korçë.
Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal uke u bllokuar. Brenda në automjet kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh të cilët dolën jashtë mjetit pa u lënduar.
Ndërsa xhipi i dytë në të cilin po udhëtonin 13 persona të tjerë të cilët kanë arritur të dalin me vështirësi dhe bashkë me familjen tjetër pres 5 personash janë kthyer sërish në fshatin Panarit.
Ndërkohë që edhe borëpastruesja e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës. Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mjetit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje.