-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cameron: Terroristët serbë do sulmonin Kosovën, të vendosen barrikada

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë. Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, shkruan Gazeta Express.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai ka thënë se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, Cameron thotë se do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë ta pajisur me mjete shumë të rënda.

“E kemi shumë të qartë pamjen se çfarë ka ndodhur atë ditë.  Pikëpamja ime është që sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Nëse shikon tek sasia e armëve që ishin sjellë në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte ndalur nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të kishte një varg sulmesh në stacionet e Policisë së Kosovës, do të kishte barrikada nëpër rrugë… ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda.

Unë jam shumë i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ishte, dhe kjo është edhe arsyeja pse isha në Kosovë dhe takova KFOR-in dhe komandantin e forcave britanike dhe të tjerët, për të provuar të bëj një vlerësim vetë, për natyrën e asaj që po ndodhë në Kosovë”, ka thënë Cameron

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit