-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjurmë, gjak e flokë! Informacionet e fundit, si e vrau burri shtatzënën dhe e futi në sënduk

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga mediat greke për 41-vjeçaren shqiptare me banim në Selanik, që ishte shpallur e zhdukur dhe më pas është gjetur e pajetë nga autoritetet greke. Trupi i viktimës është gjetur brenda një sënduku në një zonë pyjore të Halkidiki-s, midis Triglia dhe Galatista.

Mediat greke raportojnë se për vrasjen e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij, me këtë të fundit që ka rrëfyer për policinë se si ka ndodhur ngjarja dhe si ai ka ndihmuar në transportimin e trupit në këtë zonë.

Po ashtu bëhet me dije se 41-vjeçarja shqiptare ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe priste foshnjën e partnerit që i mori jetën.

Ditët e mëparshme partneri i saj ka tentuar edhe të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja ishte zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

Por pas hetimeve, policia zbuloi nga kamerat e sigurisë së zonës se partneri i të ndjerës ka dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk në duar. Pas kësaj u kryen kontrolle në shtëpinë e çiftit ku u gjetën gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-ja e gruas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit