-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shkoj dita në SPAK, Beqaj del pas 9 orësh: Seancat e marrjes në pyetje do vijojnë

Kryesoret

Ish- ministri i Shëndetësisë u mor prej më shumë se tetë orësh në pyetje nga SPAK ditën e sotme, ku u shoqërua nga avokati i tij Ermal Yzeiraj

Pas daljes së tij nga ambientet e prokurorisë, Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013

Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës.

Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që mu sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora.

Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër” tha Beqaj

8 orë i “kyçur” brenda! SPAK i nxjerr djersë Ilir Beqajt!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit