Një zjarr që shpërtheu në orët e para të së martës në një maternitet në Baku u mori jetën katër foshnjave në njësinë e kujdesit intensiv.
“Janë gjetur kufomat e katër fëmijëve që trajtoheshin në repartin e kujdesit intensiv neonatal të qendrës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjekësisë.
Sipas të njëjtit njoftim, tre persona të tjerë kanë pësuar probleme të rënda në frymëmarrje nga tymi që përfshiu zonën e spitalit. Fatmirësisht, jendja e tyre nuk është shqetësuese.
Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit ka urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka nisur nga një qark i shkurtër elektrik, si dhe për të gjetur përgjegjësin nëse rezulton se janë shkelur masat e sigurisë.