-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hacker: S’e ndaj mendimin e BE-së se Vuçiçi është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës

Kryesoret

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun e Gjermanisë, Thomas Hacker në një intervistë për televizionin serb “N1”, tha se pret interesim më të madh nga Brukseli për ta sqaruar situatën rreth parregullsive të pretenduara në zgjedhjet në Serbi dhe po ashtu një deklaratë të qartë se duhet të hetojë ato parregullsi.

Hacker ka thënë se nuk është reale të shihet Vuçiçi si “rojtar i stabilitetit të Serbisë”. Ai ka thënë se disa “deklarata që vijnë nga Serbia, së fundi nga kryeministrja, ku thotë se është falënderuese dhe lavdëron bashkëpunimin me Rusinë, shkaktojnë neveri”.

“BE-ja tregon qartë se është në anën e Ukrainës, dhe presim nga partnerët tanë të veprojnë njëjtë, nga ata me të cilët synojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët të Evropës” tha Hacker. Hacker ka thënë se Vuçiçi me vite ka tentuar që të marrë sa më shumë nga të dyja palët.

“Para sulmit ndaj Ukrainës, ai merrte para nga BE-ja, energji të lirë nga Rusia, dhe për këtë tash është shumë e vështirë të merret vendimi se në anën e kujt është.

Por, shteti duhet të ketë gjithmonë përparësi ndaj interesave partiake. Besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE, në Serbi ka mjaft njerëz që mendojnë kështu, që duan të shkojnë në BE”, tha Hacker.

Hacker u shpreh se duhet siguruar që propozimi franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë të sjellë rezultat. Hacker ka thënë se është shumë me rëndësi transparenca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit