-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlonjati braktis djalin 9-vjeç në Francë për azil, vet kthehet në Shqipëri

Kryesoret

Një 50-vjeçar po procedohet penalisht pasi rezulton se ka braktisur djalin e tij të mitur, vetëm 9 vjeç në shtetin e Francës me qëllim që fëmija të përfitonte azil në këtë vend.

Lajmi bëhet i ditur nga Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, të cilët kanë intensifikuar masat për identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.

Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ky person rezulton se në datë 22.01.2020, ka kaluar kufirin në PKK Muriqan, bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa djalin e tyre. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e ka braktisur djalin e tij 9 vjeç, në Francë, me qëllim azilkërkimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit