-sidi education-spot_img
24 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta rritet mbi 81 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin tregjet globale

Kryesoret

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje në hapjen e tregjeve aziatike, në një kohë kur shqetësimet për tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë mbi lundrimin në Ngushticën e Hormuzit janë shtuar.

Nafta Brent u ngjit mbi 81 dollarë për fuçi, duke u kuotuar në 81.64 dollarë, me rritje 1.31%, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) u rrit me 1.87%, duke arritur në 78.78 dollarë për fuçi.

Rritja lidhet me tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani ka njoftuar kufizime në kalimin e anijeve dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mungesë përparimi në çështjet rajonale, përfshirë situatën në Liban.

Ndërkohë, bisedimet SHBA–Iran në Zvicër vijojnë pa një rezultat të qartë, me Teheranin që kërkon përfundimin e konfliktit në Liban si kusht për vijimin e negociatave dhe duke deklaruar se programi bërthamor nuk është pjesë e diskutimeve.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për masa të mundshme ndaj Iranit nëse nuk ndalen grupet që mbështeten prej tij në rajon, si dhe ka paralajmëruar pasoja në rast të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Analistët vlerësojnë se zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë drejtpërdrejt tregjet e energjisë dhe se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të sjellë luhatje të reja në çmimet e naftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit