Në konferencën e parë për mediat në vitin 2024, Lulzim Basha ka komentuar vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e Rithemelimit, Sali Berisha. Basha u shpreh se në rrafshin personal ai ndjen keqardhje për vendimin e drejtësisë ndaj një personi me të cilin ka bashkëpunuar, por vendosi theksin te kostoja që beteja personale e Berishës ka pasur mbi opozitën dhe Partinë Demokratike.
Por kush i përçau demokratët? “Fajin më të madh nuk ia vë Berishës sepse e kuptoj që vendimi i tij është errësuar, por fajin më të madh e kanë ata të cilët bënë sikur shkuan tek Sali Berisha sepse iu digjte barku për të. Por janë njerëzit që e kanë anatemuar për vite me radhë, por kanë shkuar atje për veten e tyre.
Besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë edhe sot demokratët. Duhej zgjidhja mes mirënjohjes dhe nevojës për të lëvizur përpara për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Po të mendoja për veten sot nuk do kishte PD do ishte e gjitha e tretur.
Kujtdo që bën llogari personale i kujtoj fatin e këtyre, dhe sot janë shndërruar në fatin e bixhoziut. Rama kërkon të mbajë opinionin në retorikën e papranueshme. Kam qenë peng i mirënjohjes” tha ai. Deklaroi me bindje se “kryetari i PD-së jam unë, Lulzim Basha. Pa diskutim jam kryetar i zgjedhur në 29 Korrik” tha ai.
“Zgjohet” Basha: Më vjen shumë keq që Berisha është në arrest shtëpie