-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

51-vjeçarin s’e mbajnë nervat dhe i ngul thikën të riut (EMRI)

Kryesoret

Një konflikt midis një të riu dhe një 51-vjeçari në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut, ka degraduar në plagosje me thikë.

Siç raporton policia 51-vjeçri, Agron Hoxha, ka plagosur me thikë 35-vjeçarin me inicialet A.H., i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu njoftojnë se 51-vjeçari është shoqëruar në komisariat  dhe mbi të bien akuzat Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditi me mjet prerës, një 35-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, si rezultat i inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit