-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e themeluesit të “Dua Punë”, Rama: Nuk e besoj dot, dje ishim në një tryezë

Kryesoret

Nëpërmjet një postimit në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 53-vjeçare të Dritan Mezitnit, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit dhe themeluesi i “Dua Punë”.

Rama shprehet se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe!” shkruan Rama.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të 53-vjeçarit ka reaguar dhe ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

Ndahet nga jeta themeluesi i “Dua Punë”!

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit