-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Surprizon kryeministri i Francës! Ish-partnerin e emëron ministër të jashtëm

Kryesoret

Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, i cili tashmë njihet dhe si kryeministri i parë homoseksual në Francë ka zgjedhur kabinetin e tij.

Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e e qeverisë.

Dhe Stéphane Séjourné, i cili dikur ishte partneri i kryeministrit francez, u emërua ministër i ri i jashtëm i Francës, duke zëvendësuar Catherine Colonna.

Disa nga ministrat u rikonfirmuan në poste si: Darman, ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes.

Macron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.

Pas emërimit të tij të martën, Attal premtoi të jetë i guximshëm për të ndihmuar klasën e mesme të përballojë koston dhe rritjen e jetesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit