Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë tubimit të LDK-së mbrëmjen e kaluar, duke e cilësuar momentin si një shenjë të bashkimit për vendin.
“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën”, shkroi Osmani në Facebook.
Tubimi shënoi paraqitjen e parë publike të Osmanit dhe Lumir Abdixhikut si drejtues të LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, duke nxitur optimizëm dhe mbështetje nga simpatizantët e partisë.









