-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion raketa “Javelin”

Kryesoret

Pak ditë më parë Kosova arriti marrëveshjen me SHBA për të blerë mbi 245 raketa antitank “Javelin”. Reagimet nga Serbia kanë qenë të shumta. Së fundmi, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç deklaroi se në rast të shpërthimit të luftës “Kosovës s’do t’i kryenin punë as një milion ‘Javelin’”.

“Ne kemi një problem më të thellë, këtu bëhet fjalë për interesa strategjike afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës, të cilën ne e kundërshtojmë. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Ushtria çlirimtare e Kosovës (UCK) u armatos nga Gjermania, SHBA dhe vendet islamike. Tani po ndodh e njëjta gjë”, u shpreh ish-kryediplomati serb.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi ditë më parë se Kosova kërkoi që të blejë sistemin raketor Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarë amerikanë, ndërsa sipas Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), në pako përfshihen gjithsej 246 raketa anti-tank “Javelin” FGM-148F dhe 24 njësi për lëshimin e raketave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit