-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Pranuan targat, e informova BE-në për dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se i ka informuar ambasadorët e vendeve të BE-së mbi të arriturat e dialogut, duke shtuar se palët kanë arritur “progres të konsiderueshëm”.

“Të mërkurën, i kam informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në dialog, që nga prezantimi im i fundit në tetor dhe pritshmëritë për vitin 2024.

Veçanërisht, të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizuan plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Progres i konsiderueshëm është arritur gjithashtu në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë”, ka theksuar Lajçak.

Ai ka paralajmëruar edhe takime të shumta në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit