-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca e konfirmon për “5Pyetjet.al”! Begaj shkon për t’u “tërhequr veshin” deputetëve

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar. Deputetët kthehen nga pushimet. Por situata pritet që të jetë e njëjtë; tym, flakë dhe kaos. Me një ndryshim të vetëm, që Sali Berisha nuk do të jetë në sallë, pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Për të qetësuar gjakrat, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur që të shkojë dhe t’u flasë nga afër. Lajmin e konfirmoi zyrtarisht për “5Pyetjet.al” Presidenca. “Kreu i shtetit do të jetë në Parlament” tha Arta Sakja, këshilltare e Presidentit.

Por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar duke deklaruar se opozita nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë prani të Presidentit, që siç thekson shpreson të mos jetë pjesë e një skenari kundër opozitës. Demokrati deklaron se opozita do të vijojë edhe sot aksionin në Parlament për të kërkuar të drejtat kushtetuese që sipas tij mazhoranca po ua mohon.

Begaj në Parlament? PD: Ne nuk dimë gjë, do të ketë protestë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit