Presidenti i Republikës Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Dekreti i Presidentit Begaj për ministren e re të kabinetit qeveritar pritet të votohet sot në Parlament dhe më pas të marrë detyrën zyrtarisht.
Sot pritet të votohet edhe Blendi Gonxhe, që është emëruar nga Kryeministri si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.