Edhe ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim nga dritarja e shtëpisë së tij për mbështetësit të cilët kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit.
Këtë herë Berisha u ndal tek largimi i popullsisë gjatë 8 viteve kur Kryeministri Edi Rama ka pasur në dorë pushtetin e vendit duke e quajtur atë shkaktarin kryesor për largimin e popullit shqiptar nga vendi.
Ndër të tjera ish-kryeministri përmendi dhe shtyrjen e publikimit të dhënave mbi popullsinë, ku u shpreh se kjo bëhet për të mbuluar të keqen që Edi Rama krijoj me regjimin e tij.
“Më i keqi që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit” u shpreh Breisha.
Pjesë nga fjalimi:
Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.
Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.
Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950.
Nuk ka protestë më kombëtare se protesta juaj.
Mbështetësit e Berishës sërish poshtë pallatit: Nuk duam Parlament monist