Ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë përfunduar “pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara” në QKUK, tha për mediat kosovare zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai shpjegoi se mjetet “nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”.
Borovci tha se ekipet e Policisë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, tha ai.
Alarm për lëndë shpërthyese në spitalin e Kosovës, evakuohet personeli