-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E dinim se ishin 20-vjeçe”! Tutoria shqiptare dhe greku lihen në burg, e mitura: E bëja me dëshirë

Kryesoret

Lorela Kapaj 31-vjeçe dhe bashkëpunëtori i saj 34-vjeçari grek, të cilët akuzohen për shfrytëzim dhe prostitucion u lanë në burg të përkohshëm nga gjykata greke.

Ndërsa i pandehur i tretë një 55-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale të marrëdhënies seksuale me një të mitur është lënë i lirë por me detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë.

Ndërsa të tre personat kanë mohuar akuzat para gjykatës, madje dy të pandehurit meshkuj kanë thënë se nuk e dinin që vajzat ishin të mitura pasi i ishin dukur si 20-vjeçe.

Sipas hetimeve, 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur që do paguajnë shumë për t’i përdhunuar ato. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave, duke i premtuar se do të gjente të mirën.

Ndërsa një vajzë 17-vjeçare, e cila mësohet se është ndër viktimat e grupit, ka folur para kamerave, por ajo ka mohuar që të jetë detyruar të kryejë prostitucion. Adoleshentja shqiptare thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush. Duke folur për një emision në televizionin grek Star, e mitura ka mbrojtur edhe 31-vjeçaren Lorela Kapaj, e cila është e arrestuar si një nga tutoret. Por sipas saj në pranga duhet të jetë një 26-vjeçare, e cila në fakt u arrestua nga policia greke një ditë më parë.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të por ajo nuk më përfshiu. Donte të më pengonte në këtë situatë. Njerëz të tjerë që duhet të ishin brenda nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda, ajo merrte vajza të vogla 14-15 vjeçare, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza. Unë vetë merrja 150 Euro. Nuk është e vërtetë që kam qenë viktimë e tutorëve, nuk më shfrytëzoi njeri, e bëra vetë”, thotë ajo.

E mitura flet edhe për fotot nudo që postoheshin në rrjetet sociale për të gjetur klientë. “Gjeja klientë nga Instagrami. Dikush tjetër publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka postuar fotot pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë që t’i mbante fotot, por jo për t’i publikuar. Policia po heton që të kapë persona të pafajshëm”, shtoi 17-vjeçarja. Edhe 34-vjeçari u arrestua që ditën e parë së bashku me Lorelën dhe me një klient i cili kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me 2 të mitura duke i paguar 100 Euro secilën për çdo herë. Në total, numri i të arrestuarve nga policia greke i spirales që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion në Athinë ka shkuar në 5.

Trafikonin për prostitucion vajza të mitura, ja kush është shqiptarja e arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit