-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paulauskas firmos në Ukrainë, Egnatia 200 mijë euro “në xhep”

Kryesoret

Një vit më parë Gytis Paulauskas u bë pjesë e skuadrës së Egnatias me kosto zero, ndërsa sot firmos te Kolos Kovalivka në Ukrainë në këmbim të 200 mijë eurove.

Egnatia duket se është bërë një klub model në muajt e fundit dhe veç kreut të Superligës, di të fitojë edhe shuma të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve të saj. Këtë pasdite rrogozhinasit zyrtarizuan kalimin e 24-vjeçarit lituanez në Ukrainë.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur me sukses operacionin për shitjen e sulmuesit Lituanez Gytis Paulauskas tek skuadra Ukrainase Kolos Kovalivka. Klubi falenderon sulmuesin Paulauskas dhe klubin Kolos Kovalivka për korrektësinë e treguar. Suksese Gytis”, njoftojnë rrogozhinasit.

Në 21 ndeshjet e këtij sezoni me fanellën e Egnatias, Paulauskas shënoi katër gola dhe asistoi dy herë, duke qenë një ndihmë e madhe në sulm. Këtë sezon veç Paulauskas, Egnatia shiti në Turqi edhe Iskandarli, teksa më herët ka fituar të ardhura edhe nga shitja e Agbenpornu dhe Jackson.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit