-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkuan rekurs për Dritan Goxhajn? Prokuroria: Nuk e kemi këtë kompetencë

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka bërë sot një reagim pasi dje u raportua në media se ishte kërkuar rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.

REAGIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit D.G., bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit