-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për herë të parë kryeministër shqiptar/ Hasani nga Maqedonia: Ky është progres

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi ditën e sotme Maqedoninë ku u takua me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se e mbështet faktorin politik shqiptar i cili për të luan një rol stabiliteti.

Ndërsa Hasani u shpreh se fakti që në Maqedoninë e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar do të thotë që vendi ka arritur progres.

“Besoj që fakti që Maqedonia e Veriut, edhe pse përkohësisht, do të ketë për herë të parë në historinë e saj një kryeministër shqiptar, është një tregues simbolik i progresit që ka bërë ky vend e kjo shoqëri, për çka unë dua t’ju shpreh respektin e admirimin tim të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne mbështesim dhe inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike të bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Ligjit të Gjuhëve”, u shpreh Hasani.

Gjithashtu të dy ranë dakord se Sot më shumë se kurrë vendet tona, shoqëritë tona ndajnë interesa të përbashkëta e një vizion të përbashkët për të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit